Albanie Albania

Albanie Albania La page publique Albanie Albania célèbre les actions et les relations entre la France et l'Albanie dans les domaines culturels, patrimoniaux, scientifiques et du développement durable.
(1)

Fonctionnement normal

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
30/10/2020

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

PARADA E PËRVITSHME E BANORËVE TË PYLLIT NË RAJONIN E PRESPËS, PARA KAMERAVE KURTH TË PPNEA

Për të tretin vit rradhazi, prej fundit të muajit shtator e deri ne fillim të dhjetorit, PPNEA po zhvillon studimin me kamera kurth në rajonin e Prespës, një studim i cili zbatohet në nivel ndërkufitar prej partnerëve të PrespaNet, përgjatë vitit. Në filim të kësaj jave të fundit të muajit tetor, eskpertët e PPNEA, së bashku me vullnetarë nga zona e Prespës dhe nga Tirana, realizuan kontrollin e parë të kamerave kurth, si dhe përfunduan vendosjen e plotë të tyre në Parkun Kombëtar të Prespës.

Sërish, monitorimi me metodën e kamerave kurth provoi se është shumë i suksesshëm duke fotografuar shumëllojshmërinë e jetës së egër të rajonit të Prespës, plot 9 lloje gjitarësh, si ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus scrofa), macja e egër (Felis sylvestris), lepuri (Lepus europaeus), dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes foina), apo dhe baldosa (Meles meles). PPNEA ka realizuar vendosjen e 21 kamerave kurth në shtigjet pëgjatë rajonit të Prespës dhe, në vecanti, këtë vit po studion edhe përdorimin e disa bio-korridoreve, të cilat do të ndihmojnë për të kuptuar lëvizshmërinë e ariut të murrmë apo llojeve të tjera në këtë rajon.

Puna për nisjen e këtij studimi u bashkërendua edhe me AdZM Korçë, së bashku me projektin e Rezervës Ndërkufitare të Prespës, në bashkëpunim me të cilin është realizuar edhe vendosja e një pjese të kamerave kurth në Parkun e Prespës.

-------------------

PRESPA’S ANNUAL PARADE OF FOREST RESIDENTS, IN FRONT OF OUR CAMERA TRAPS

For the third year, from the end of September, until the beginning of December, PPNEA is conducting a camera-trapping study in the Prespa region, a study conducted in a transboundary basin by PrespaNet partners, every year. At the beginning of this last week of October, PPNEA’s team, together with volunteers from the Prespa region and Tirana, conducted the first camera trapping check, as well as finished their total placement across the National Park of Prespa.

Once again, the method of monitoring with camera traps resulted very successful and provided us with a diversity of wildlife photographs, 9 species, such as brown bear (Ursus arctos), the grey wolf (Canis lupus), roe deer (Capreolus capreolus), wild boar (Sus scrofa), wildcat (Felis sylvestris), European hare (Lepus europaeus), red fox (Vulpes vulpes), marten (Martes foina) and Eurasian badger (Meles meles). PPNEA team completed the placement of 21 cameras, and additionally, this year is conducting the monitoring of some of the bio-corridors, the data from which will help understand the brown bear movement across the region.

The planning and conducting of this study were coordinated with RAPA Korçë and the KFW project in Prespa, who also helped to place a part of the camera trapping in the Prespa Park.
Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
EuroNatur
Adzm Korce
#PrespaNet

Na ishte dikur
30/10/2020

Na ishte dikur

Peshku, prodhim i fabrikës qelqit...

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
30/10/2020

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Dhelpra (Vulpes vulpes)

30 tetor 1938 u inagurua godina e Bankës Kombëtare
30/10/2020
30 tetor 1938 u inagurua godina e Bankës Kombëtare

30 tetor 1938 u inagurua godina e Bankës Kombëtare

Godina e Bankës së Shqipërisë është një ndërtesë rreth 70-vjeçare, e vendosur në qendër të Tiranës. Po të gjykosh nga “mosha” e saj, menjëherë kupton që ka qenë e pranishme në jetën e disa brezave të…

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund
29/10/2020

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund

Mirëmëngjes ☀️

Nga punimet për rikonstruksionin e rrugës Kuç-Gusmar.

📈🏡Ky investim synon përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, afrimin e tyre me tregjet dhe qëndrat urbane si dhe pritet të ketë impakt në aspektin turistik.

Na ndiqni/ Follow us
Insta: @fondi_shqiptar_i_zhvillimit
Facebook: Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund
YouTube: @AlbanianDf
Webpage: www.albaniandf.org

#FondiShqiptariZhvillimit
#punekonkrete #sjellimzhvillim #civilengineering #development #infrastructure #construction #enviroment #cities #projectmanagment #socialdevelopment #community #information #dailywork #growth #localeconomy #products #access #localarea #civilwork #tourism #detailing #transformation #renovation #partnership #safety #constructiontools

Fruta e perime në tregjet franceze në muajin nëntor.
28/10/2020

Fruta e perime në tregjet franceze në muajin nëntor.

28/10/2020
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Gjuetia e paligjshme: Vriten masivisht individët e thëllëzës së malit në Korçë

Pavarësisht thirrjeve të organizatave mjedisore, situata e vrasjes dhe tregtimit të jetës së egër në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Duket sikur autoritetet shtetërore i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre aktiviteteve.

Thëllëza e malit (Alectoris graeca graeca) është një lloj autokton i trojeve tona. Për shkak të ndryshimeve demografike e për pasojë dhe të praktikave bujqësore në habitatet e saj, në disa zona, popullata e saj është pakësuar, e në disa të tjera ku popullata ka qenë e qëndrueshme, po dëshmohet mungesa e plotë e këtij lloji.

Përveç faktit se jemi në moratorium të plotë gjuetie, shifra të tilla, si këto 13 thëllëza të vrara, janë të papranueshme për gjuetinë e thëllëzës së malit. Kjo, në planin e gjuetisë së qëndrueshme, konservimit të llojit dhe duke marrë parasysh problemet me ndryshimin e habitateve. Gjuetia për qëllime rekreative e sportive nuk mund të përçojë këto pamje ku tregohet një mungesë e theksuar respekti ndaj gjahut, apo edhe llojit duke marrë parasysh shifrat në video.

Kërkesa mbi rishikimin e ligjit të gjuetisë si një mjet për të adresuar të gjitha problematikat dhe paqartësitë, po ashtu dhe krijimi i Këshillit Kombëtar të Faunës, mbeten prioritare dhe një thirrje e vazhdueshme e organizatës sonë kundrejt autoriteteve.

-----------------

Poaching in Albania: Individuals of rock partridge illegally killed

Despite our constant calls, the situation of illegal poaching and trading of wildlife in Albania remains unresolved. It seems like Albanian authorities are blind before such actions.

Rock partridge (Alectoris graeca graeca), is an autochthonous species of our country. Due to demographic changes and consequently agricultural practices in their habitats, in some areas, its population has decreased, and in some others where the population has been stable, the species is not present anymore.

Aside from the fact that we are on a full hunting ban, such numbers, like these 13 killed rock partridges, are unacceptable for rock partridge hunting. This, in terms of sustainable hunting, species conservation, and also considering the problems with the changes in its habitat. Hunting for recreational and sports purposes can not convey these images where there is a pronounced lack of respect towards hunting, or even towards the species, taking into account the numbers in the video.

The request for the revision of the hunting law as a tool to address all issues and uncertainties, as well as the establishment of the National Council of Fauna, remains a priority and an ongoing call of our organization to the authorities.

EuroNatur

Shqiperia në Vitet e Socialismit
28/10/2020

Shqiperia në Vitet e Socialismit

25 Tetor 1970 Elektrifikimi i gjithë Shqipërisë.
Kopertina nga revista "Shkenca dhe jeta" Qershor 1970..

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
28/10/2020

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore

#XhamiaGjinAleksit
#EjaEdheTi
#ZbuloHistorinë
#ZbuloShqipërinë
#pushoshqip

Muzeu Historik Kombetar
28/10/2020

Muzeu Historik Kombetar

Si sot, 39 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar

Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga personalitete të shquara si: Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Selim Islami, Burhan Çiraku, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksander Meksi e shumë të tjerë.

Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to.

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"
28/10/2020

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"

Ndoshta shumë prej jush e mbani mend fotografinë e këtij grupi artistësh e intelektualësh para Kafës së Madhe.

Dedë Jakova është dëshmitari i një momenti tjetër të asaj dite, më intim, i një bisede mes miqsh në ambientet e brendshme të kafenesë më elegante të qytetit.

Jemi në vitin 1936 dhe sopranoja Tefta Tashko Koço sapo ka mbaruar koncertin e saj në Kinema “Rozafat” e po feston suksesin e shfaqjes.

Pjesë e kësaj atmosfere, e si padashur, bëhet edhe vetë Jakova, me blicin e aparatit të tij fotografik që reflekton në pasqyrën mbas kamarierit.

© MKFM, Dedë Jakova, Asdreni, Ernest Koliqi, Tefta Tashko Koço, Lola Aleksi, Lasgush Poradeci, Gasper Ljarja etj.

Si ua mori Enver Hoxha tokat pronarëve me reformën e 46-ës
28/10/2020
Si ua mori Enver Hoxha tokat pronarëve me reformën e 46-ës

Si ua mori Enver Hoxha tokat pronarëve me reformën e 46-ës

Publikohen dokumente të panjohura me shifra dhe fakte, që hedhin dritë mbi Reformën Agrare që realizoi qeveria komuniste e Enver Hoxhës në vitet 1945-1946, me anë të ndihmës së madhe dhe asistencës që…

Touraine Val de Loire
28/10/2020

Touraine Val de Loire

Le Château Royal d'Amboise et les bords de Loire encore nimbés d’une légère brume ! 🤩
📸 Maxime Viard

DRTK Berat
28/10/2020

DRTK Berat

Rozeta e tavanit në xhaminë Mbret, restauruar së fundmi. Dekoruar me motive floristike dhe shkrime nga citate kuranore.

Blendi Klosi
28/10/2020

Blendi Klosi

Bregdeti, shtohet një produkt turistik i ri. Për herë të parë, bregdeti i Fierit🌊, Darëzeza, do të shndërrohet në një "pistë" hipizmi🏇. Gara nis të shtunën, ku bashkohen kalorës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania😃🇦🇱

Vakti per Libra
27/10/2020

Vakti per Libra

(sh*tur)
Nje liber mbi gjuhesine nga nje personalitet i jetes akademike si Ethem Likaj i cili nder te tjera ka qene rektor i UT-se ne fillim vitet '90
500 leke

Ilir Meta
27/10/2020

Ilir Meta

Pata kënaqësinë të pranoja sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe theksova se ne e konsiderojmë Spanjën një partner shumë të rëndësishëm europian dhe mesdhetar.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke vlerësuar pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon.

Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën. 🇦🇱🤝🇪🇸

FEDERATA SHQIPTARE "BODYBUILDING & FITNESS"
27/10/2020

FEDERATA SHQIPTARE "BODYBUILDING & FITNESS"

Njoftim shumë i rëndësishëm.

Në situatën shumë delikate, që po përjetojmë, askush nuk e di që deri më 18 Prill, kjo gjendje do të mbarojë. Është një dilemë e madhe, që për garën e caktuar prishi shumë punë. Edhe nëse e mbajmë datën 18 Prill apo ta shtyjmë për një datë tjetër, përsëri nuk ka gjë të sigurtë dhe kjo sjell kosto financiare, psikologjike dhe mbi të gjitha prishjen e përllogarive në përgatitjen për garë, e cila kërkon me doemos datën fikse. Në këto kushte më e llogjikshmja për të mos kushtuar më shumë dhe në fund të mos bëjmë asgjë, është anullimi i garës së Kupës Shqipërisë 2020, duke shpresuar që në muajin Tetor të kemi situatë normale për zhvillimin e Kampionatit Kombëtar 2020. Deri atëherë urojmë punë të mbarë dhe suksese.

DRTK Shkodër
26/10/2020

DRTK Shkodër

Në jugperëndim të fshatit Hot, Malësi e Madhe mbi një kodër 170 m. të lartë ngrihet Kalaja e Hotit. Ky fortifikim mesjetar kontrollonte rrugët tregtare të Shkodrës me viset përgjatë liqenit si dhe kalimin për në brendësi të territorit.🏰
Me Urdhër Nr.234 dt.10.05.2017 Ministria e Kulturës e shpall Monument Kulture i kategorisë së I-rë. 🏛
Prej disa ditësh ka nisur puna në zbatimin e projektit të konservimit dhe restaurimit në muret perimetral të saj, projekt i hartuar nga specialistët e DRTK Shkodër.👷‍♂️⚒
#PunëKonkrete💪
#çdoditëmemonumentet🤗
#kalajaehotit
#MalësieMadhe

Viaggi in terra di Albania
26/10/2020

Viaggi in terra di Albania

A Scutari ci si sveglia così- Agriturismo Marku - e la settimana può cominciare 🙂🤩

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
26/10/2020

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të muajit Tetor, dedikuar librit, risjellim për ju disa tituj të rëndësishëm në fushën e trashëgimisë.

Monografia “Arkitektura popullore dhe vlerësimi i saj” nga Prof. Dr. Emin Riza, paraqet rastin e parë të trajtimit gjithëpërfshirës të trashëgimisë së arkitekturës popullore. Në këtë punim argumentohen vlerat parësore të kësaj trashëgimie, si dëshmi historiko - kulturore e papërsëritshme, por, gjithashtu, nuk anashkalohen dhe vlerat dytësore të saj.

#MuajiiLibrit
#Tetor2020
#KulturaqëDuam
#TrashëgimiaMotorrZhvillimi

Libra të vjetër dhe të përdorur
25/10/2020

Libra të vjetër dhe të përdorur

FIERI TURIZËM
25/10/2020

FIERI TURIZËM

😍Fieri që i përcjellë muajt me punë stinësh😍
.
Kozmai nga Grecallia ka vendosur që këtë kohë të mbjellë hudhra dhe spinaq, të cilat i shet në dyqanet e qytetit. Dhe kështu siguron të ardhurat për ekonominë e tij familjare.

I love Elbasan
25/10/2020

I love Elbasan

📍 Shkolla e mesme pedagogjike "Luigj Gurakuqi". ✅

25 tetor 1990, shkrimati Ismail Kadare kërkoi azil në Francë
25/10/2020
25 tetor 1990, shkrimati Ismail Kadare kërkoi azil në Francë

25 tetor 1990, shkrimati Ismail Kadare kërkoi azil në Francë

Shkrimtari Ismail Kadare, ka qenë ndër të parët që ka kërkuar azil-politikë në Francë në vitin 1990. Po ato ditë të para të shembjes së regjimit të Kadare dha një intervistë për Zërin e Amerikës…

25 tetor 1917 hapi dyert Liceu Kombëtar i Korçës
25/10/2020
25 tetor 1917 hapi dyert Liceu Kombëtar i Korçës

25 tetor 1917 hapi dyert Liceu Kombëtar i Korçës

Me 25 tetor 1917 u hap Liceu Kombëtar i Korçës. Drejtori i Liceut nga viti 1932 deri me 1938 ishte Xavier De Courville (De Kurvil) 1894-1984. Një nder profesorët e njohur ishte Andre Bregeault (Andre…

Budapest, 23 tetor 1956.A ka qenë dhe akoma është Stalini një marksist-leninist i madh?
24/10/2020

Budapest, 23 tetor 1956.
A ka qenë dhe akoma është Stalini një marksist-leninist i madh?

Si ishte komunizmi, në rradhë për një palë brekë të Korçës
23/10/2020
Si ishte komunizmi, në rradhë për një palë brekë të Korçës

Si ishte komunizmi, në rradhë për një palë brekë të Korçës

Nga Ilir Kadia Si ishte komunizmi?! Erdhi një kohë që vr iteshim në rradhë për një palë brekë të Korçës.Në fakt gabimi ish i qeverisë!Ajo mishin,djathin,gjalpin,vezët,vajin e ullirit…

Rouen (Ruan), Normandi, Francë.
21/10/2020

Rouen (Ruan), Normandi, Francë.

[ROUEN] Ben plus qu'un patrimoine normand, c'est aussi un patrimoine national #GrosHologe

Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin
21/10/2020
Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin

Komunizmi, “sëmundja e të rinjve” që s’e kapi Branko Merxhanin

“Bota Shqiptare e Branko Merxhanit” është libri më i fundit i Ndriçim Kullës. Ai u promovua të hënën, duke sjellë në dritë mendimin e një prej intelektualëve më të spikatur të viteve 1930…

FIERI TURIZËM
21/10/2020

FIERI TURIZËM

Ditë të mbarë 🌹
Si në këtë kohë do të ishim në Festën e Libofshës💃
#HajdDalimNgaMyzeqeja #TurEtnokulturor #FestaTradicionaleELibofshes #FestaEFshatit
#Tradita #Trashegimi #Mikpritje #Buzeqeshje #Zakone #KengeTradicionale #Valle #Saze #GatimeTradicionale #ProdhimeVendase
#Rrush #Vreshtari #KantinaVere #Vreshta
📍#Libofshe 📍#Fier 📍#Shqiperi

Na ishte dikur
21/10/2020

Na ishte dikur

Durrës, stacioni i vjetër i trenit viti 1969

21/10/2020
Embajada de España en Albania

Embajada de España en Albania

Mesazhi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri të Spanjës në Shqipëri 🇦🇱🇪🇸🇪🇺

Elva Margariti
21/10/2020

Elva Margariti

Pas një muaji pune të kujdesshme, që kërkonte shumë durim e pasion, përfundoi restaurimi i Mozaikut të Tiranës 📍, këtij simboli të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit🏛.
E bashkë me të, edhe Atelieja e Restaurimit, e cila mblodhi së bashku specialistë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Leksione të hapura, shkëmbim eksperiencash dhe pjesëmarrje në një ndërhyrje aq delikate 👌🏼, që u përmbyllën me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.
Urime të gjithëve! 🤗

Një falenderim i veçantë i shkon mjeshtrit Agron Islami për punën e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.🙏🏼

Të konceptuara së bashku, ky aktivitet një mujor i ka shtuar jetën mozaikut, duke i hapur udhën një tjetër projekti për t’ia kthyer hapësirën përreth publikut, por edhe ka shpërndarë dije.
Një proces që ne duam ta çojmë edhe më tej, me ngritjen e Qendrës së Formimit të Vazhdueshëm. 📔

E ardhmja është në origjinë!


#DRTK #IKTK
#MozaikuiTiranës
#TrashëgimiKulturore
#Restaurim #Konservim
#Kulturë #HapësirëKulturore
#MinistriaeKulturës

Adresse

Paris

Informations générales

FRANCE, ALBANIE, KOSOVO, BALKANS, CULTURE, LIVRE, SALON, LITTÉRATURE, ARTS PLASTIQUES, CINÉMA, THÉÂTRE, PATRIMOINE, TOURISME

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Albanie Albania publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Albanie Albania:

Vidéos

Organisations à But Non Lucratifss á proximité


Autres Organisation à but non lucratif à Paris

Voir Toutes

Commentaires

Une superbe émission hier soir sur France 5, des trains pas comme les autres en Albanie. Une reportage non dénué d'émotions et qui nous montre a la fois la gentillesse des albanais mais aussi la déglingue dans lequel se trouve ce pays si attachant.
Gēzuar 7 marsi ! 🌹🌹🌹